LAJMI I FUNDIT:

Punësohen në Afganistan

Punësohen në Afganistan

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim dhe koordinim me kompaninë amerikane “ITT”, që është duke kryer shërbime për ushtrinë amerikane në Kampin “BONSTILL”, kanë organizuar punësimin e punëkërkuesve të Kosovës në Afganistan.

Bazuar në një njoftim zyrtar të MPMS-së, pas arritjes së marrëveshjes me këtë kompani, përmes Qendrave të Punës dhe Punësimit në Kosovë, është bërë njoftimi i punëkërkuesve ku kanë aplikuar rreth 1 mijë të interesuar.

“Kompania në fjalë, pas kompletimit të aplikacioneve ka kryer procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe të shtunën, në mënyrë të organizuar MPMS-ja do të bëjë përcjelljen e kontingjentit të parë për në Afganistan”.

Nisja e kandidatëve do të bëhet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Ndërkaq i pranishëm do të jetë edhe ministri i MPMS, Nenad Rashiq dhe përfaqësues të Kompanisë “ITT”, të cilët detajet dhe procedurat se si ka rrjedhur i gjithë procesi dhe si do të rrjedh ai në të ardhmen.


Kompania ITT është shprehur e gatshme që edhe në të ardhmen të dërgoj punëkërkues të këtillë në Afganistan. /Telegrafi/