LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohet IPKO

Zgjerohet IPKO

Kompania Telekomunikuese IPKO po vazhdon misionin saj duke iu afruar më shumë konsumatorëve të saj nëpër tërë Kosovën përmes shtimit të numrit të dyqaneve si dhe posedimit të rrjetit më të gjerë të pikave të shitjes në çdo kënd të vendit.

IPKO tashmë ka hapur dyqanin e specializuar të saj në Therandë ndërsa deri në fund të muajit do të hapen dyqanet edhe në Rahovec dhe Fushë Kosovë.

Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë, shtimi i numrit të dyqaneve dhe pikave shitëse të IPKO nëpër Kosovë përputhet me faktin se IPKO tashmë disa muaj mbulon me rrjet mbi 96 për qind të popullatës së Kosovës si dhe me kërkesat e klientëve për produktet dhe shërbimet e saj nëpër tërë vendin.

“ Zgjerimi i kompanisë nëpër Kosovë ka efekt shtesë pozitiv në ekonominë e vendit, përmes hapjes së vendeve të reja të punës”.


Ndryshe gjatë muajit shkurt të këtij viti, IPKO ka hapur dyqanin qendror dhe qendrën e biznesit në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, bashkë me dyqanin në Dardanë. Me hapjen e tri dyqaneve të fundit, numri i dyqaneve të specializuara të IPKO në tërë territorin e Kosovës do të arrijë në 14.

Përveç dyqaneve kompania IPKO posedon edhe rrjetin më të gjerë në vend të pikave të autorizuara të shitjes numri i të cilëve ka arritur në 2.600. Duke i konsideruar pikat shitëse si dhe distributorët e autorizuar si një element i rëndësishëm i krijimit të afërsisë me konsumatorët, IPKO tashmë ka filluar edhe të investojë në pamjen dhe të rris spektrin e shërbimeve të tyre. /Telegrafi/