LAJMI I FUNDIT:

BB: Pandemia mund të shkaktojë dëm të madh në ekonominë botërore

BB: Pandemia mund të shkaktojë dëm të madh në ekonominë botërore

Funksionarë të Bankës Botërore sot kumtuan se, në rast se epidemia e gripit të derrave shndërrohet në pandemi, ekonomia botërore do të ketë dëm serioz, kumtoi kanali televiziv CNN.

Nëse kjo sëmundje arrin dimensione të etheve spanjolle të vitit 1918, ekonomia botërore do të humb 3,1 bilionë dollarë dhe do të dobësohet për 4,8 për qind në vitin e parë të zgjerimit të pandemisë.

Nëse gripi arrin nivelin e etheve aziatike të vitit 1957, bruto prodhimi vendas do të bie për dy për qind, vlerësojnë ekspertët e Bankës botërore.

Ata vlerësojnë se BPV botëror do të ulet për një për qind nëse pandemia i arrin dimensionet e epidemisë së gripit të Hong-Kong-ut, që u paraqit në vitin 1968.


Paraqitja e sindromit të rrezikshëm respirator akut (SARS), që në vitin 2003 shkaktoi humbje në turizëmt, tregti dhe në tregun e punës, ka shkaktuar vdekjen e 775 personave dhe i ka kushtuar rajonit aziatik dhe pacifik rreth 40 miliardë dollarë, rikujtojnë agjencitë.