LAJMI I FUNDIT:

ANP-ja është e përgatitur për marrjen e masave kundër gripit të derrave

ANP-ja është e përgatitur për marrjen e masave kundër gripit të derrave

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i përgatitur për marrjen e të gjitha masave kundër epidemisë së gripit të derrave. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm e ANP-së, Agron Mustafa.

Mustafa ka deklaruar se kompania që ai drejton është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe se kanë marrë instruksione të cilat janë në përputhje me instruksionet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Duke marrë parasysh origjinën e udhëtarëve që vijnë në ANP kërkohet vetëm vigjilencë andaj nuk ka nevojë për panik e as për restrikcione. ANP-ja është e përgatitur për marrjen e të gjitha masave në raste të tilla”.

Tutje drejtori Mustafa ka sqaruar se deri me tani nuk ka ndonjë rast të epidemisë së gripit të derrave.


“ANP-ja është e furnizuar me medikamente e po ashtu ka edhe stafin mjekësor”.

Mustafa ka shtuar se, epidemitë e tilla nuk kanë ndikim në numrin e udhëtarëve. /Telegrafi/