LAJMI I FUNDIT:

Afaristët turq njoftohen me klimën e biznesit në vend

Afaristët turq njoftohen me klimën e biznesit në vend

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të afaristëve nga Turqia, të cilët ishin të interesuar për kushtet dhe favoret që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Delegacioni turk i cili përbëhej nga 25 përfaqësues të afarizmit të fushave të ndryshme prodhuese, shprehën interesimin e tyre për të parë më për së afërmi mundësitë që ofron Kosova për investime në të njëjtat fusha që ata kanë në vendin e tyre.

Me këtë rast Ministri Zharku njoftoi afaristët nga Turqia për klimën e krijuar tanimë për investime në Kosovë duke sqaruar se vendi ynë tanimë po shikohet nga investitorët e huaj si një treg potencial rajonal pasi që janë krijuar kushte të favorshme për investime në fusha të ndryshme prodhuese, dhe se gjithçka që prodhohet në Kosovë mund të eksportohet thuaja në tërë globin.

“Kosova gëzon preferenciale tregtare unilaterale me BE-në, ndërsa SHBA-të i kanë dhënë Kosovës statusin special të preferencave tregtare, regjistrimi i bizneseve është më i shpejti në rajon dhe pa burokraci, sistemi bankar është stabil dhe se ka pasur kreditime të reja dhe rritje të depozitave”.


Ministri Zharku tutje u ka sqaruar afaristëve turq se, Euro është valutë zyrtare dhe se nuk ka rrezik për inflacion, privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore është duke vazhduar dhe se tani janë në proces edhe privatizimi i ndërmarrjeve publike, bujqësia është një ndër fushat më atraktive për të investuar”.

Afaristët turq u njoftuan nga udhëheqësit e MTI-së edhe rreth ekonomisë kosovare e cila është stabile, ku edhe përkundër krizës globale ka pasur një rritje ekonomike për 6 për qind. /Telegrafi/