LAJMI I FUNDIT:

Numri i të papunëve në Rusi arriti 7,5 milionë

Numri i të papunëve në Rusi arriti 7,5 milionë

Numri i përgjithshëm i të papunëve në Rusi është ngjitur në 7,5 milionë persona, e madje një e treta e tyre janë të rinjë të moshës 19-29 vjeçe.

Sipas të dhënave të publikuara në Shërbimin federal për statistikë (Rosstat), numri i të papunëve vetëm në muajin mars është rritur për 400 mijë persona.

Drejtori i Rosstat, Vlladimir Sokollov konsideron se papunësia faktike në Rusi është shumë më e madhe sesa është pritur. /Makfaks/