LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për çelik do të bie për 15 për qind

Kërkesa për çelik do të bie për 15 për qind

Kërkesa globale për çelik sivjet do të arrijë rreth një miliardë ton, që është për rreth 15 për qind më pak se vitin e kaluar.

Këtë parashikim sot e dha shoqata e prodhuesve botëror të çelikut, duke shtuar se kjo do të ishte rënia më e madhe e kërkesës pas Luftës së Dytë Botërore.

"Deri te stabilizimi i kërkesës së çelikut pritet të vjen në gjysmën e parë të këtij viti, që në vitin e ardhshëm 2010 të ketë stabilizim të kërkesës", deklaroi kryesuesi i shoqatës, Daniel Novegil.

Kërkesa e çelikut në SHBA pritet të bie për 35.5 për qind, në Bashkimin Evropian për 28.8 për qind, ndërsa në Kinë, e cila është shpenzuesi më i madh për rreth pesë për qind.


India pritet të jetë në mesin e vendeve të pakta të cilat do të shënojnë rritje të kërkesës.