LAJMI I FUNDIT:

BB-ja i ndau Serbisë hua edhe 330 milionë dollarë

BB-ja i ndau Serbisë hua edhe 330 milionë dollarë

Banka Botërore (BB) do t'i aprovojë Serbisë hua edhe 300 milionë dollarë për mbështetje të buxhetit për shkak të krizës ekonomike botërore.

Siç lajmërojnë mediumet serbe, kjo informatë dje iu konfirmua delegacionit serb në Uashington, në takimin me drejtoreshën ekzekutive të BB-së Ngozi Okonjo-Iveala.

Ministri serb i Ekonomisë Mllagjan Dinkiq, i cili kryeson delegacionin serb në asamblenë pranverore të BB-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), deklaroi se BB-ja do ta rrisë huanë kontraktuar prej 600 milionë dollarëve për Serbinë.

Sipas Dinkiqit, Serbia nga BB-ja do të mund të marrë gjithsej 900 milionë dollarë. Prej kësaj shumë, pjesa më e madhe, 450 milionë, do të shërbejë si mbështetje për buxhetin shtetëror – 300 milionë në vitin 2009 dhe 150 milionë në vitin 2010.


Për ndërtimin e trafikut të Korridorit 10 në jug të Serbisë do të ndahen 388 milionë dollarë, ndërsa pjesa tjetër do të dedikohet për shëndetësinë dhe vetëqeverisjen lokale.