LAJMI I FUNDIT:

BSPK paralajmëron protestë

BSPK paralajmëron protestë

Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, pas diskutimit të gjatë që pati për gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale që mbretëron në vendin tonë, për problemet e punëtorëve, për kushtet e rënda të punës etj., unanimisht vendosi për mbajtjen e një proteste, si mundësinë e vetme për zgjedhjen e problemeve të punëtorëve.

KE e BSPK-së në mbledhjen e mbajtur të hënën vendosi që protesta të mbahet në qender të Prishtinës më 16 maj të këtij viti.

Kjo protestë do të koinçidoj me protestat e paralajmëruara nga Sindikatat Evropiane dhe Botërore, ku BSPK-ja është anëtare e tyre. /Telegrafi/