LAJMI I FUNDIT:

Kandidaturat për Bordin e TKPT-së votohen me 30 prill

Kandidaturat për Bordin e TKPT-së votohen me 30 prill

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi sot që në seancën e 30 prillit të votohet për emrat për anëtarë të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës.

Lista ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit dhe në të, përveç tre ndërkombëtarëve, janë Besim Beqaj, Ymer Havolli dhe Ruzhdi Morina.

Ndryshe pas gati një vit mungese të bordit të drejtorëve dhe mbi 100 milionë euro humbje si pasojë e krizës financiare botërore, Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka dhënë pëlqimin për anëtarë të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës. /Telegrafi/