LAJMI I FUNDIT:

Sunday Times: Dështojnë miliarderët

Sunday Times: Dështojnë miliarderët

“Sunday Times" shkruan për "Dështimin e Miliarderëve", të prekur nga recesioni.

Kështu, humbja nga ky fenomen llogaritet 37 për qind e parave të super të pasurve. Deri tani shifra kap 258 miliardë sterlina, ndërsa në listën e të humburve renditen rreth 30 miliardere.

Banori që po qëndron me vështirësi në mbretërinë e të pasurve është indiani Laksh¬mi Mittal, manjati i çelikut, pasuria e të cilit është zbehur nga 16.9 miliardë sterlina në me pak se 11. Mittal me pasurinë që ka mbetet personi më i pasur në Birtani.

Ridimensionohet edhe pozicioni i oligarkut rus Roman Abramovich, i cili tani ka 7 miliardë sterlina nga 11 që kishte në kohët e arta dhe llogaritet të jetë personi i dytë më i pasuri në Birtani.


I treti është Duka i Westminster, pronar i shtëpive, pallateve, terreneve dhe lagjeve londineze të Mayfair e Belgravia, i cili tani vlen 6,5 miliardë.

Në vendin e katërt ne "Rich List" është Ernesto Bertarelli dhe gruaja e tij Kirsty, me vlerë 5 miliardë. /Telegrafi/tch/