LAJMI I FUNDIT:

BB: Më shumë ndihma për të varfërit

BB: Më shumë ndihma për të varfërit

Banka Botërore ka kërkuar nga shtetet donatore që t'i përshpejtojnë pagesat e premtuara në mënyrë që vendet e varfëra të dalin nga recesioni, të cilin e kanë shkaktuar shtetet e pasura.

Kriza ekonomike po shndërrohet në katastrofë humanitare dhe zhvillimore, e cila sivjet i ka futur në varfëri të skajshme mbi 50 milionë njerëz, thuhet në kumtesën e Bankës Botërore në fund të takimit pranveror të këtij institucioni.

"Bota është ndeshur me probleme ekonomike pa presedan, ku më se shumti mund të pësojnë të varfërit, prandaj duhet vazhduar përpjekjet për të penguar katastrofën humanitare," ka thënë presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoelick. /rel/