LAJMI I FUNDIT:

OPEK-u propozon që një barel naftë të shitet për më tepër se 70 dollarë

OPEK-u propozon që një barel naftë të shitet për më tepër se 70 dollarë

Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) kërkojnë që çmimi i naftës të rritet në mbi 70 dollarë për barel, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OPEK-ut, Abdalla Salem el Badri.

Ai theksoi se çmimi prej 50 dollarëve për baerë nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet e ardhshme investuese.

Badri, i cili ndodhet për vizitë në Algjeri, u takua me ministrin për Energjetikë dhe Miniera, Shakib Helil, me ç’rast biseduan për zhvillimin e tregut të nagtës.

Ministri i Naftës i Kuvajtit, Ahmad al Abdalla as Sabah sot deklaroi se 50 dollarë për barel naftë është çmim "i matur" në kushte të krizës globale financiare.