LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e kredive në Kroaci ka shënuar rënie deri 50 për qind

Kërkesa e kredive në Kroaci ka shënuar rënie deri 50 për qind

Kamatat e larta dhe pasiguria e përgjithshme e tregut i detyrojnë njerëzit në Kroaci të qëndrojnë sa më larg sporteleve bankare.

Bankat pranojnë se japin shumë pak kredi me para të gatshme ose kredi për makina, për shkak se njerëzit parashtrojnë shumë më pak kërkesa për dallim nga më parë.

Kamatat e atyre kredive janë prej 10 deri maksimum 14 për qind.

"Privredna banka Zagreb" lajmëroi se sivjet shënon rënie të palsmanit te popullata edhe deri 50 për qind, që shpjegohet me kujdesshmërinë e qytetarëve për të investuar në kredi dhe huazim afatgjatë banesor.


Bankat tjera, po ashtu, theksojnë se është zvogëluar interesimi për kredi, por edhe përkundër kamatave të larta, bankat te klientët kërkojnë edhe "qime në vezë", shkruan gazeta e përditshme kroate "Jutarnji list".

"Politika kreditore është më restriktive lidhur me analizat dhe vlerësimet e përforcuara të cilësive kreditore dhe aftësisë kreditor të kërkuesit të kredisë, veçanërisht në sferën e kredisë me para të gatshme", bën të ditur gazeta.