Përpjekjeve për të rigjallëruar ekonominë botërore do t’u shtohen fonde prej 250 miliard dollarësh që do t’u jepen në formë huash emergjente vendeve të cilat ndodhen në vështirësi financiare.
Ministrat e financave nga vende të ndryshme të botës ranë dakord për kreditë e reja gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar që u mbajtën të shtunën në Uashington.
Ata iu përgjigjën gjithashtu kërkesave të ekonomive në zhvillim si Kina, Brazili dhe India, për të vënë në dispozicion një fond shtesë prej 250 miliard dollarësh për “programe të zgjeruara dhe më elastike".
Shefi i Fondit Monetar, Dominique Strauss Kahn tha se të gjitha vendet janë tani dakord me pohimin se fondet shtesë janë të nevojshme për ta nxjerrë ekonominë globale nga recesioni dhe se vendet anëtare janë të angazhuara për “pastrimin e sistemit financiar”.
Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner, i cili të premten paralajmëroi se problemet e ekonomisë botërore ende nuk kanë mbaruar, e quajti fuqizimin e rolit të FMN-së një rezultat të rëndësishëm. /woa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
"Terr e dritë - Rrëfime të viteve '90", i autorit Krenar Xhaferi, promovohet nesër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh