LAJMI I FUNDIT:

G7: Kriza ekonomike ka filluar të zbutet

G7: Kriza ekonomike ka filluar të zbutet

Ministrat e financave të 7 vendeve më të industrializuara në botë vlerësojnë se ka shenja që tregojnë se rënia ekonomike globale ka filluar të zbutet.

Gjatë një takimi të mbajtur në Washington, ata parashikuan një rigjallërim të dobët që do të jetë i dukshëm gjatë muajve të ardhshëm.

Në një deklaratë të përbashkët që shënoi përfundimin e këtij takimi, ministrat e G-7-s u shprehën se bazuar mbi të dhënat e fundit rezulton se hapi i rënies ekonomike po ngadalësohet.

Megjithatë, ata u zotuan dhe premtuan angazhimin e tyre për të punuar së bashku për ta nxjerrë botën nga recesioni.