LAJMI I FUNDIT:

Qeveria jep pëlqimin për anëtarë të bordit të TKPT-së

Qeveria jep pëlqimin për anëtarë të bordit të TKPT-së

Pas gati një vit mungese të bordit të drejtorëve dhe mbi 100 milionë euro humbje si pasojë e krizës financiare botërore, Qeveria e Kosovës me në fund ka dhënë pëlqimin për anëtarë të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës.

Një vendim i tillë u mor sot gjatë takimit të rregullt të vendit, ndërkohë që të propozuarit janë Besim Beqaj, Ruzhdi Morina, Ymer Havolli dhe tre ndërkombëtarë.

Të propozuarit, ndërkaq pritet të votohen në ligjvënësin e Kosovës në ndonjërën nga seancat e ardhshme. /Telegrafi/