LAJMI I FUNDIT:

Miratohet strategjia e re kundër korrupsionit

Miratohet strategjia e re kundër korrupsionit

Qeveria e Kosovës, miratoi të premten Strategjinë e re kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011 dhe Ligjin Antikorrupsion.

Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi, kërkoi mbështetjen e të gjithë aktorëve, në betejën për të luftuar korrupsionin, edhe pse u shpreh i kënaqur që qeverisja e tij ka arritur ta ndryshojë për të mirë imazhin e Kosovës.

“Strategjia kundër korrupsionit, është e domosdoshme dhe përputhet drejtpërdrejtë me përcaktimin dhe vizionin e qeverisë, me moton për zero tolerancë në raport me korrupsionin, dukuritë negative, krimin e organizuar dhe përcaktueshmëri të plotë për sundimin e ligjit”.

Tutje kryeministri Thaçi u shpreh se, lufta që Qeveria e bën kundër korrupsionit çmohet dhe vlerësohet nga qytetarët, por edhe në raportet ndërkombëtare.


“Qeveria do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë mekanizmat për luftimin e korrupsionit. Do të kërkojë partneritet edhe me shoqërinë civile e mediat. Do të bashkëpunojë me të gjithë mekanizmat adekuat në mënyrë që të kemi sukses”. /Telegrafi/