LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj mandaton grupin punues për bujqësi

Haradinaj mandaton grupin punues për bujqësi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mandatuar sot Grupin Punues për hartimin e Programit Qeverisës për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili do të udhëhiqet nga Imer Rusinovci.

Në një njoftim zyrtar të AAK-së thuhet se, kjo parti synon që në programin e saj qeverisës për prioritet të veçantë të ketë zhvillimin e sektorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“AAK beson se konsolidimi i këtij sektori ndikon drejtpërdrejt në zbutjen e shumë problemeve sociale dhe i njëjti ndihmon zhvillim ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve”.

Në po të njëjtin njoftim zyrtar thuhet se, grupi punues që për anëtarë të vet ka ekspert të mirënjohur të vendit, do të analizojë gjendjen e pavolitshme dhe të disfavorshme në sektorin e bujqësisë, dhe ndërkohë do të prezantoj draft programin me politika bujqësore të cilat duhet të jenë konform trendit të zhvillimeve kohore.


“Ky program synon poashtu, të identifikoj fushat me interes të veçantë që në një anë do të ndikojnë në zhvillimin e këtij sektori dhe në anën tjetër do të ndihmon zhvillimin dhe avancimin ekonomik të vendit, duke krijuar kushte për punë të fermerëve dhe duke krijuar vende të reja të punës”. /Telegrafi/