LAJMI I FUNDIT:

FMN, do të mbështesim Kosovën

FMN, do të mbështesim Kosovën

Më ftesë të FMN-së, delegacioni i Republikës së Kosovës në përbërje, Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, Hashim Rexhepi, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Driton Qehaja, këshilltar për çështje ekonomike i Kryeministrit të Kosovës, Hajdar Korbi, këshilltar, Emira Ajeti, këshilltare, Flamur Mrasori, shef i kabinetit të guvernatorit, më të mbërritur në Uashington është pritur nga ambasadori i Kosovës në SHBA, z. Avni Spahiu, i cili e shoqëroi delegacionin në shumicën e takimeve.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala ka mbajtur takime zyrtare me personalitete të rëndësishme, më qëllim të përkrahjes së kërkesës së Kosovës për anëtarësim në FMN.

Para se të fillojnë takimet pranverore të FMN-së, delegacioni kosovar ka realizuar takime me zyrtar të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Thesarit amerikan, Departamentit të Shtetit, USAID-it, si dhe me përfaqësues të lartë nga Zyra Ekzekutive e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe me kongresmenin Eliot Engel.

Delegacioni kosovar, gjithashtu, mori pjesë në një koktej të organizuar nga ambasada sllovene në Uashington, me astin e IMF/EC/CEF, dhe vizitës së ministrit të Financave të Sllovenisë z. Krizhaniq.


Takimet e përmendura më lart, përveç informimit të duhur mbi zhvillimet më të fundit në Republikën e Kosovës, kishin si fokus qendror anëtarësimin e Kosovës në FMN. /Telegrafi/