LAJMI I FUNDIT:

BB: Rrezikohet thellimi i varfërisë në Shqipëri

BB: Rrezikohet thellimi i varfërisë në Shqipëri

Banka Botërore paraljmëron se kriza ekonomike globale rrezikon të thellojë varfërinë në Shqipëri. Gjatë prezantimit të anketës për matjen e nivelit të jetesës të zhvilluar nga Instituti i Statistikave, PNUD-i dhe Banka Botërore përfaqësuesja e saj e përhershme në Shqipëri Camille Nuamah, ka deklaruar se duhet të indetifikohen personat më të prekshëm të cilët në kushtet e krizës botërore rrezikojnë të bien në varfëri.

“Duhet të shohim se cilët janë personat vulnerabër ndaj varfërisë, pasi nuk e dimë se sa do të zgjasë kriza globale. Duhet të abalizojmë se çfarë duhet të bëjmë për të mbajtur këto rezultate të varfërisë, pasi nuk është faji i shqiptarëve por i problemeve të ekonomisë botërore”, u shpreh Camille Nuamah.

Sipas anketës, niveli i varfërisë në vend ka rënë nga 25.4 për qind në vitin 2002 në 12.4 për qind në fund të 2008. Por përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe PNUD-it kanë cilësuar se në këtë studim nuk janë përfshirë efektet e krizës globale që kanë nisur të ndihen në vendin tonë gjatë muajve të fundit të vitit që lamë pas.

“Progresi i shënuar në uljen e varfërisë është rezultat i shpirtit sipërmarrës të popullit shqiptarë, të dhënat e anketës janë marrë përpara fillimit të krizës globale”, u shpreh perfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Camille Nuamah


Nga anketa për matjen e nivelit të jetesës ka rezultuar se gjatë viteve të fundit varfëria është vendosur nga zonat rurale drejt atyre urbane, por varfëria mbetet një dukuri karakteristike për zonat malore. Sipas ekspertëve që kanë realizuar anketën një hipotezë e mundhasme që shpjegon këtë rezultat është krijimi i një kurhti të vrafërisë në rajonin malorë. /balkanweb/