LAJMI I FUNDIT:

KEK: Kthehet njësia B2

KEK: Kthehet njësia B2

Pas revizionit të rregullt nëntë ditor është kthyer në punë njësia B2 e TC “Kosova B”. Kthimi i këtij blloku ka stabilizuar edhe më tutje furnizimin me energji elektrike, rguhet në një komunikatë të KEK-ut.

Po ashtu bëhet e ditur se, në punë janë edhe njësitë B1 dhe A5 si dhe HC “Ujmani”, njësi këto që së bashku prodhojnë mbi 650 megavatë/orë energji elektrike.

Reduktime ka pasur vetëm gjatë orëve të mëngjesit për kategorinë C, ndërsa gjatë ditës ato janë eliminuar krejtësisht.

Njësitë B1 dhe B2, të cilat gjatë këtij muaji ishin njëra pas tjetrës në revizion nëntë ditor të planifikuar, si nyjat kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë, kanë arritur stabilitet të jashtëzakonshëm në prodhim gjatë këtij viti.


“Në tremujorin e parë B1 ka qenë vetëm 5 orë jashtë punës, ndërsa B2 vetëm 24 orë. Puna e tyre në ditët e sotme, kur janë bërë mbi 25 vjet nga koha e stratimit të tyre, është si në ditët më të mira, dhe e tejkalon edhe normën mesatare të Bashkimit Evropian për orët vjetore në punë”, theksohet në komunikatë.

“Kjo është arritur edhe falë angazhimit të jashtëzakonshëm të menaxhmentit dhe punëtorëve në Divizionin e Gjenerimit të korporatës.”

“KEK po bën të gjitha përpjekjet që të ketë stabilitet sa më të madh të prodhimit të energjisë elektrike, në mënyrë që t’i furnizojë konsumatorët në mënyrë sa më kualitative”, përfundon komunikata. /Telegrafi/