Importuesit dhe eksportuesit e mallrave në Kosovë, të cilët dëshirojnë që mallrat e tyre ti bartin përmes transportit ajror, që nga dita e sotme do ta kenë në dispozicion një linjë dhe aeroplan të veçantë për bartjen e mallrave.
Kompania prestigjioze Turkish Airlines, filloi sot linjën e re të Cargo-s, e cila fillimisht do të funksionojë njëherë në javë, çdo të Enjëte, në realicionin Stamboll-Prishtinë -Millano, relacion që lidh Kosovën me Azinë dhe Evropën Perëndimore.
“ Linja e rregullt e Cargo-s që ka filluar sot është shumë domethënëse për komunitetin e biznesit në Kosovë, për ata që eksportojnë dhe importojnë mallra nga vendet Evropiane apo Aziatike. Tani në dispozicion të tyre, do të jetë një linjë e rregullt dhe me kapacitete të mjaftueshme, përmes kompanisë Turkish Airlines, e cila ka vënë në dispozicion një aeroplan të tipit Airbus 310”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, z. Agron Mustafa.
Sipas tij, kjo linjë e cila pritet të shpeshtohet është në kuadër të rritjes dhe përmirësimit të shërbimeve që menaxhmenti i ANP-së ka ndërmarrë që prej një viti, dhe është në frymën time të orientimit ndaj konsumatorit.
“ Kemi marrë angazhim që të përmirësojmë shërbimet, jo vetëm për udhëtarët e zakonshëm por edhe për komunitetin e biznesit. Pa kaluar muaji që ne filluam të operojmë 24 orë, tani po ofrojmë linjën e re për bartjen e mallrave. Për momentin kemi kapacitete të mjaftueshme të Cargo-s për komunitetin e biznesit. Megjithatë nëse rritet kërkesa, ne si kompani jemi të hapur për të zgjeruar kapacitetet”, tha tutje Mustafa.
Deri më tani mallrat në rrugë ajrore, janë bartur përmes aeroplanëve të zakonshëm të udhëtarëve dhe ka ndodhur shpeshherë që këta aeroplanë të mos kenë kapacitet të mjaftueshëm dhe mallrat në Kosovë të mos arrijnë si të tëra dhe brenda një dite.
Gjithashtu, linja e re pritet të sjellë risi edhe në çmimet e bartjes së mallrave përmes rrugëve ajrore.
Aeroplani Airbus 310 ka një kapacitet prej 32 tonësh apo 200 deri në 210 metër kub, varësisht nga mallrat që ngarkohen në këtë aeroplan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
"Terr e dritë - Rrëfime të viteve '90", i autorit Krenar Xhaferi, promovohet nesër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh