LAJMI I FUNDIT:

Kosova merr pjesë në takimet e pranverës të FMN-së dhe BB-së

Kosova merr pjesë në takimet e pranverës të FMN-së dhe BB-së

Me ftesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), një delegacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, do të marrë pjesë në takimet e Pranverës tek të dy këto Institucione, që do të mbahen në Washington me 25 dhe 26 prill të këtij viti.

Gjatë kësaj vizite Ministri Shala pritet të takohet me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së, si dhe me një numër të Drejtorëve Ekzekutiv dhe Guvernatorëve të këtyre dy Institucioneve.

Në të njëjtën kohë, ky delegacion do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Thesarit dhe USAID-it.

Tema kryesore e të gjitha këtyre takimeve do të jetë anëtarësimi i Republikës së Kosovës në FMN dhe BB. /Telegrafi/