LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Llamkos-it protestuan para AKP-së

Punëtorët e Llamkos-it protestuan para AKP-së

Rreth 200 punëtorë të Fabrikës për prodhimin dhe përpunimin e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, protestuan sot para Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke kërkuar privatizimin e mirëfilltë të fabrikës, pagat e papaguara për nëntë muaj dhe përcaktimin e titullarit.

Përfaqësuesit e punëtorëve zhvilluan një takim, sipas tyre, të pasuksesshëm me zyrtarë të AKP-së, ndërkaq gjatë ditës presin të takohen edhe me zyrtarë të qeverisë.

Përndryshe, kjo fabrikë është privatizuar me spin –off special në vitin 2005 dhe ka rreth 500 të punësuar. Por blerësi nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës sa i përket investimeve, dhe AKP-ja është në procedurë të kthimit të aksioneve.