LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në OBT

SHBA-të mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në OBT

SHBA-të "fuqimisht e mbështesin" hyrjen e Malit të Zi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Këtë mbrëmë e deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Podgoricë, Roderik Mur.

Ai shfaqi shpresë se Mali i Zi së shpejti me sukses do t`i përfundojë negociatat bilaterale me Ukrainën, me çka do të krijoheshin kushte për anëtarësimin e tij të plotëfuqishëm në OBT.

Mur bëri të ditur se finalizimi i procesit të aderimit të Malit të Zi në Organizatën Botërore Tregtare (OBT) është i mundshëm "vetëm me mbështetje të fuqishme të të gjitha shteteve tjera", anëtare të këtij asociacioni. /Makfaks/