LAJMI I FUNDIT:

Kriza, FMN: Bota, tronditje të jashtëzakonshme

Kriza, FMN: Bota, tronditje të jashtëzakonshme

Në raportin e tij të përvitshëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar doli në përfundimin se bota po pëson një tronditje të jashtëzakonshme nga kriza financiare dhe nga recesioni i nisur në Shtetet e Bashkuara në 2007-tën.

Kryekonomisti i tij, Olivier Blanchard skicon një të ardhme ekonomike shumë me të zymtë se sa parashikimet e tre muajve më parë.

Për FMN-në, ekonomia botërore do të tkurret me 1.3 përqind këtë vit, treguesi më i keq në më se 60 vjet. Sipas organizmit mbikëqyrës të financave botërore, rimëkëmbja pritet të fillojë vetëm në fund të vitit dhe rritja do të arrijë vetëm 1.9 përqind në vitin 2010.

Blanchard thotë se muajt e fundit ka patur një kontraktim të papare të ekonomisë globale. Ashpërsia e rënies ekonomike globale i ka habitur ekspertët e FMN-së, që vetëm tre muaj me parë parashikonin rritje të ngadaltë por jo rënie për vitin 2009.


Rimëkëmbja sipas tyre do të jetë e ngadaltë dhe papunësia në vendet me të zhvilluara do të arrijë kulmin nga fundi i vitit 2010.