LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore paralajmëron rishikim të legjislacionit bankar

Banka Qendrore paralajmëron rishikim të legjislacionit bankar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi informoi sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj se institucioni që ai drejton është duke përgatitur rishikimin e legjislacionit i cili rregullon funksionimin e Bankës Qendrore dhe lëmin e industrisë së bankave dhe sigurimeve në Kosovë.

Rexhepi paralajmëroi rishikimin e Ligjit mbi Bankën Qendrore, Ligjin për Bankat, ligjin me të cilin sigurohen kushte për punën e industrisë se sigurimeve në Kosove dhe Ligjin mbi borxhet.

Kryetari i OEK-ut Besim Beqaj gjatë takimit shprehu shqetësimet e komunitetit të biznesit lidhur me disa çështjet nga fushë veprimtaria e Bankës Qendrore duke theksuar se në Kosovë konsiderohet që banka komerciale pa nevoje i kanë ashpërsuar edhe më tej kriteret e ndarjes së kredive.

Duke vlerësuar se gjendja dhe siguria financiare e bankave në Kosove është në nivel të lakmueshëm, Beqaj dhe Rexhepi u pajtuan se duhet rishikuar mundësinë e riprogramimit të borxheve nga kreditë, posaçërisht për disa nga ndërmarrjet të cilat për shkak të situatës aktuale në tregun ndërkombëtare janë gjetur në situatë të pavolitshme.


Gjatë këtij takimi, Guvernatori Rexhepi informoi kryetarin e OEK-së se së shpejti pritet nënshkrimi i memorandumit për njohjen reciproke te kartelave të gjelbërta me Turqinë dhe Malin e Zi, gjë që do të lehtësonte lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në mes të Kosovës dhe këtyre shteteve.

Memorandumi mbi kartonin e gjelbërt në mes të Kosovës dhe Kroacisë i cili është nënshkruar kohë më parë, sipas guvernatorit të Bankës Qendrore nuk mund të realizohet pasi që mungon marrëveshja ndërshtetërore në mes të dy shteteve.

Gjatë takimit u theksua se nga Fondi i Garancisë i ndërmarrjeve të sigurimit të Kosovës janë paguar afro 1 milion euro në emër të dëmit të shkaktuar nga automjetet me targa të Serbisë dhe Malit të Zi. U kërkua që kjo çështje të zgjidhet me sistemin e reciprocitetit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori