LAJMI I FUNDIT:

Forbes: Pasanikët rusë humbën 2/3 e pasurisë

Forbes: Pasanikët rusë humbën 2/3 e pasurisë

Pohimi është publikuar nga revista “Forbes”. Ajo nënvizonte në numrin e saj të fundit që doli sot, se “kriza financiare i ka goditur rëndë pasanikët më të mëdhenj rusë, vlera e përgjithshme e pasurive të të cilëve ka rënë me më shumë se 70 për qind, deri në 142 miliardë dollarë.

Revista ka bërë një klasifikim të përvitshëm dhe në publikimin e sotëm, evidentojnë se “kriza ka prekur të gjithë botën: financierët dhe metalurgët, naftëtarët dhe prodhuesit e artikujve të konsumit të përditshëm”.

Klasifikimi dominohet këtë vit nga Mihail Prokhorov, pronar i fondeve të investimeve “Onexim”, 43 vjeç, pasuria e të cilit vlerësohet në 9.5 miliardë USD, të fituara veçanërisht në industrinë metalurgjike, atë arit dhe financë.

Vendin e dytë e zë Roman Abramoviç, 42 vjeç dhe pronar i klubit anglez të futbollit Chelsea, me 8.5 miliardë USD i pasuar nga presidenti i përgjithshëm i kompanisë së naftës “Loukoil”, Vagit Alekperov, që posedon 7.8 miliardë USD.


Oleg Deripaska, në krye të gjigandit të aluminit “Rusal” dhe i përballur me probleme të rënda rinmbursimi të kredive të tij, ka humbur më shumë se 25 miliardë dollarë dhe zë aktualisht vendin e dhjetë në klasifikim.

Në të vërtetë, revista prestigjioze ekonomike “Forbes”, regjistron çdo vit 100 personat më të pasur. Këtë herë, ajo ka evidentuar se “asnjë anëtar i Rripit të Artë nuk ka shënuar rritje të pasurisë së tij”. /noa/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori