LAJMI I FUNDIT:

Centrali bërthamor në Shkodër frikëson malazezët

Centrali bërthamor në Shkodër frikëson malazezët

Deti ynë është 30 kilometra larg atij rajoni, dhe çdo incident do të fshinte qytete të tëra nga harta. Liqeni i Shkodrës edhe pa incidente, do të vihej në rrezik nga puna e impiantit, pasi temperatura do të rritet në disa gradë. Kjo do të shkatërronte jetën e gjallesave në këtë liqen, paralajmëroi eksperti i ndërtimeve, Cedomir Cejoviç cituar nga radio serbe “B92”.

Zëdhënësi i ministrit kroat të Ekonomisë, Tomoslav Mazal, i tha televizionit të Podgoricës, “Vijesti”, se qeveritë e dy vendeve kanë formuar një grup pune prej pesë ekspertësh, të cilët kanë si detyrë që të zbatojnë nga ana teknike këtë projekt të madh.

Mediat kroate kanë njoftuar më parë, se kontrata është firmosur mes kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe kryeministrit kroat, Ivo Sanader.

Impianti do të ndërtohet afër Shkodrës, aty ku lumi i Bunës buron nga liqeni i Shkodrës në detin Adriatik, afër kufirit me Malin e Zi. Sipas medias së Podgoricës, impianti do të kushtojë 4 miliardë euro dhe do të ketë kapacitet 1500 megavat.


Ndërtimi i impiantit do të bëhet nga kompania shtetërore elektrike kroate “HEP”, ndaj dhe pjesa më e madhe e energjisë së prodhuar do të shkojë në Kroaci.

Pas njoftimit që përkon edhe me 30-vjetorin të tërmetit shkatërrues që goditi bregdetin malazez në vitin 1979, eksperti i ndërtimeve, Cedomir Cejoviç, ka paralajmëruar për rreziqet e ndërtimit të një impianti të tillë në një zonë që njihet për aktivitetin sizmik.

Ndërkohë, nga pala shqiptare ende nuk ka ndonjë koment për rreziqet e ndërtimit të këtij impianti.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori