LAJMI I FUNDIT:

Donatorët zotohen 5 mrd $ ndihma për Pakistanin

Donatorët zotohen 5 mrd $ ndihma për Pakistanin

Donatorët ndërkombëtarë janë zotuar për 5 miliardë dollarë ndihma për Pakistanin në dy vjetët e ardhshëm.

Premtimet që u bënë në takimin në Tokio, do t’i financojnë përpjekjet për uljen e varfërisë, për edukim dhe shëndetësi.

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të japin nga 1 miliard dollarë, Arabia Saudite 700 milionë dollarë, ndërsa Bashkimi Evropian 640 milionë dollarë.

Premtimet u bënë pasi presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, burri i ish-kryeministres së vrarë Benazir Bhutto, premtoi të luftojë militantizmin, i cili po e destabilizon vendin që zotëron armë bërthamore.


"Ne jemi të gatshëm të luftojmë. Përkundër faktit se unë e humba nënën e fëmijëve të mi, unë e pranova këtë sfidë si president i Pakistanit për ta drejtuar Pakistanin në këto kohë të vështira. Shpresoj dhe i kërkoj botës me përulësi të na ndihmojë ta luftojmë këtë sfidë të madhe, me të cilën përballemi dhe që i kapërcen në kufijtë tanë", tha Zardari. /rel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori