LAJMI I FUNDIT:

Durrës-Kukës, ritme të larta pune në ndërtimin e rrugës

Durrës-Kukës, ritme të larta pune në ndërtimin e rrugës

Puna për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, po vazhdon me ritme të shpejta, çka në prag të sezonit turistik do të mund të funksionojë për lëvizjen e mijëra turistëve kosovarë.

Kompania Bektel Enka ka bërë të ditur se, po punohet pa ndërprerje në të gjithë gjatësinë e segmentit të autostradës Fushë Dukagjin-Rrëshen, 60,4 kilometra të gjatë.

Punimet vazhdojnë edhe në segmentin e parë Rrëshen-Reps me gjatësi 19,5 kilometra me ngritjen e murëmbajtëseve, ndërsa në segmentin e dytë Reps-Thirrë, e gjatë 26,5 kilometra ka nisur hedhja e 3 shtresave të stabilizantit, krahas procesit të asfaltit.

Në segmentin Thirrë-Kalimash, me gjatësi 14,8 kilometrash, ku vendin kryesor e zë tuneli, për hapjen e të cilit po punohet nga të dy anët, kanë mbetur për t’u bashkuar edhe rreth 260 metra. Tuneli ka një lartësi prej 10 metrash dhe në çdo 400 metra, ka rrugë që lidhin dy tunelet me njëri-tjetrin.


“Pavarësisht ndonjë vështirësie, pasi po punohet në shkëmb të butë, gjë që ul ritmin e punimeve, të dy anët e tunelit do të bashkohen në muajin maj”, pohojnë burime të kompanisë. Ndërkaq, drejt përfundimit janë dhe ndërtimi i urave të këtij aksi rrugor.

Deri tani ka përfunduar ndërtimi i 24 urave, nga 29 gjithsej. Të gjitha urat janë 4 kalimëshe, ndërsa ura më e madhe ndodhet pranë tunelit, në anën veriore të tij, me gjatësi prej 316 metrash dhe lartësi 88 metra. /gazeta-start/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Kalo në kategori