LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Greqia zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik

Kosova dhe Greqia zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik

Duke përshëndetur pjesëmarrësit e Forumit biznesor greko-kosovarë kryeministri Thaçi theksoi se realiteti i ri në Kosovë, pavarësia e Kosovës, ka hapur rrugë të qarta dhe të sigurta për zhvillim dhe integrim politik e ekonomik të Kosovës në botë.

Kryeministri falënderoi Greqinë për krijimin e për krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës përmes pranimit të pasaportave të Kosovës.

”Jemi të bindur se ky akt forcon marrëdhëniet midis dy vendeve tona, mundëson qarkullimin më të lirë të mallrave, shërbimeve dhe fuqisë punëtore, dhe siguron bashkëpunim të qëndrueshëm të të gjitha niveleve”.

Kryeministri theksoi se trendet e zhvillimit ekonomik tregojnë se Kosova është në rritje të qëndrueshme ekonomike dhe se zhvillimi ekonomik ne Kosove ne vitin e shkuar ishte mjafte premtues.


”Kjo reflektohet me një rritje të qëndrueshme ekonomike prej 5.5 për qind, ruajtjen e nivelit të ulët të inflacionit dhe rritje të ardhurave vjetore për kokë të banorit”.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova ofron mundësi të shumta investimi- pasuri me resurse natyrore: lignit, plumb, zink, nikel dhe tokë pjellore; popullatë të re dhe të motivuar; qasje të lirë në tregun e CEFTA-së dhe tregjeve të vendeve fqinjë; kornizë ligjore moderne dhe në përputhshmëri me atë të BE-së dhe euron si valutë zyrtare .

”Ne jemi në proces të angazhimit të sektorit privat në asetet kyçe të sektorit publik në Kosovë, përfshirë aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës, hidrocentralin e Zhurit, termocentralin “Kosova e re,” privatizimin e distribucionit dhe KEK-ut, Postën dhe Telekomin e Kosovës dhe fillimin e procesit të riorganizimit të minierës së “Trepçës.”

Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Besim Beqaj theksoi se bashkëpunimi ekonomik ne mes te Greqisë dhe Kosovës ka qene ne agjendën shume te larte te Kosovës.

“Greqia është partner i larte dhe me interes ne fushën ekonomike për Kosovën dhe mendojmë qe ky forum do te tregon edhe një here se mundësia e bashkëpunimit ne mes te dy vendeve tona është shume me e madhe, duke ngritur nivelin edhe te këmbimeve tregtare. Gjithashtu ngritja e nivelit te këmbimit do te bene te mundur ngritjen e bashkëpunim ne lëmine e prodhimit dhe format me te avancuara te bashkëpunimit”, tha Beqaj.

Ministri i ekonomisë dhe financave Ahmet Shala dhe ministri i tregtisë dhe industrisë, Lutfi Zharku i njoftuar biznesmenët grek me kushtet shume te volitshme për te investuar dhe punuar ne Kosove.

Edhe përfaqësuesit e Greqisë ne ketë forum, shefi i Zyrës Greke ne Prishtine Dimitris Moschopoulos, zëvendës sekretari gjeneral për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare të Republikës së Greqisë, Nikolaos Tachiaos dhe kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Greqisë Veriore, Vassilios Thomaidis vlerësuan bashkëpunimi ne mes te Kosovës dhe Greqisë dhe bizneseve te dy vendeve dhe u angazhuan për zgjerimin e tij ne te mire te dy vendeve dhe bizneseve.

Ne fund te forumit biznesmenët nga Kosova dhe Greqia biseduan ballë për ballë lidhur me bashkëpunimin konkret ne mes te bizneseve te dy vendeve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori