Fenomeni i korrupsionit është prezent në të dyja nivelet e pushtetit, si dhe në vet gjyqësorin i cili është i obliguar që ta luftojë këtë dukuri, ka thënë sot drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, me rastin e publikimit të raportit për vitin 2008.
Sipas Pretenit rastet e raportuara do të duhej të adresoheshin tani nga sistemi i drejtësisë.
Asnjë institucion nuk mund të mburret që Agjencia kundër korrupsionit nuk ka pranuar informata për korrupsion, tha drejtori i kësaj agjencie, Hasan Preteni, sot në një takim me gazetarë.
Ai tha se ky fenomen është prezent në të dyja nivelet e pushtetit, si dhe në vet gjyqësorin i cili është i obliguar që ta luftojë këtë dukuri. Ky fenomen është i trashëguar dhe është prezent aty ku ka para publike, nga 53 informatat e dorëzuara në prokurori për vitin 2008 dyshohen 113 zyrtarë.
Sipas, tij natyra korruptive më e theksuar është marrja e ryshfetit, nënshkrimi i kontratave të dëmshme, përdorimi i autoritetit për kryerje të veprimeve të paligjshme ndërsa si më e theksuara mbetet procesi i tenderimit.
Preteni, nuk e bëri publike vlerën e përgjithshme të dëmit që i është shkaktuar Kosovës me 146 informatat e pranuara, 53 prej të cilave i janë përcjellur prokurorit përkatës.
Nga 53 informatat e përcjella në prokurori këtë vit, për shkak të natyrës e lëndëve të trajtuara ka qenë e vështirë t’iu përcaktohet vlera, thotë me keqardhje z. Preteni. Vitin e kaluar kemi tentuar që atyre 47 informatave t’ia përcaktojmë vlerën, mirëpo për këtë vit ka shumë veprime korruptive ku vlera materiale kishte me qenë shumë vështirë të përcaktohet. Është puna e favorizimeve, transaksionet e tokave, vlerat janë të ndryshme, po fundi i fundit mbetet që gjyqësori me aktivitetet e veta, me vendimet e veta të vendosë a është veprim korruptiv apo jo, thotë Preteni.
Në informatat e përcjella në prokurori dyshohet niveli më i lartë i ministrisë përkatëse, thotë Preteni, edhe pse ata nuk janë nënshkrues të tenderëve.
“Parimisht, ne e përcjellim hierarkinë dhe në çdo ministri nëqoftëse një aktivitet pretendohet se është kryer me veprime korruptive, në informatat tona që i përcjellim në prokurori është niveli më i lartë i asaj ministrie edhe pse në dokumentacione, në materialet tenderuese ata nuk janë të nënshkruar. Mirëpo, konform ligjit janë të obliguar që të dinë për të gjitha transaksionet, të gjitha qarkullimet për mënyrën se si shpenzohet buxheti nëpër ato institucione. Në mesin e këtyre 53 informatave janë diku të atakuar 113 zyrtarë”, sqaron z. Preteni.
Zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, bashkëpunimin me EULEX-in e vlerësojnë si mundësi të luftimit të këtij fenomeni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Girl you know it’s true – një film për sensacionin global “Milli vanilli”
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh