LAJMI I FUNDIT:

PSD kritikon tatimin e dyfishtë

PSD kritikon tatimin e dyfishtë

Partia Social Demokrate i konsideron pensionistët dhe pensionet si një çështje me prioritet të veçantë të programit të saj pasi që ata përfaqësojnë një nga grupet më të rrezikuara dhe më të dëmtuara të shoqërisë sonë që vie si pasojë e mos-ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm pensional.

Gjatë një konference të mbajtur sot për shtyp, Gëzim Kasapolli zëdhënës i PSD-së ka pohuar se , një dukuri e cila ka mbetur e pa vërejtur është dukuria e tatimimit të dyfishtë për shumën e grumbulluar të bizneseve prej 50.000 euro në Trustin pensional të Kosovës.

“Tatimpaguesve të cilët janë pronarë të bizneseve deri në shumën 50.000 euro iu tatimohen të ardhurat dhe për bruto shumën e tatimuar bëjnë pagesën për pension. Por, kjo shumë e cila është tatimuar me rastin e deklarimit, tatimohet prapë në kohën kur ata pensionistë duhet t’i gëzojnë të ardhurat e tyre dhe të bëjnë tërheqjen e pensioneve të tyre. Kjo është tatimim i dyfishtë”.

Kasapolli po ashtu ka thënë se 20% i punëtorëve nga procesi i privatizimit mbetet ende një problem për të gjithë përfituesit potencial në Kosovë.


“Ne socialdemokratët theksojmë edhe një herë që është imperativ që këto para të paguhen sa më shpejtë dhe pa ngecje pasi që vlera e tyre, në kushtet kur efektet e krizës ekonomike globale do të ndihen çdo ditë e më tepër, do të ishte shumë e madhe dhe do të kishte efekt shumë pozitiv ekonomik dhe financiar”.

Sipas tij në momentin kur do të gjeneroheshin këto mjete, pjesa më e madhe e tyre do të shkonin në ngritjen e kapaciteteve konsumuese gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në zbutjen e efekteve të krizës ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori