LAJMI I FUNDIT:

UNDP-ja fton G-20 të zvogëlojë krizën e zhvillimit njerëzor

UNDP-ja fton G-20 të zvogëlojë krizën e zhvillimit njerëzor

Kriza e tanishme botërore ekonomike, e cila filloi me tendosje të mëdha të sistemit financiar dhe të atij bankar në disa pjesë të botës së zhvilluar, tani po rrezikon të nxisë katastrofë të zhvillimit njerëzor në vendet më të varfra të botës.

Me nisjen e udhëheqësve të vendeve më të pasura në Londër për samitin e G-20-tës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka tërhequr vëmendjen se ata që janë më të rrezikuarit nga kriza jetojnë jashtë kësaj qendre të vëmendjes dhe se problemet e tyre duhet të trajtohen në tavolinë.

“Kriza nuk ka prekur vetëm Evropën dhe Amerikën. Ajo është e pranishme gjithkund, dhe vendet e G-20-tës duhet të dinë se ne të gjithë jemi në të,” ka deklaruar Ad Melkert, bashkadministratori i UNDP-së. “Ata duhet të pranojnë rrezikun për zhvillimin njerëzor që i kanoset njerëzve të vendeve më të varfra, dhe duhet t’i zotojnë burimet për nxjerrjen e tyre nga kriza”.

Melkert po ashtu ka pohuar se kjo krizë është në të vërtetë çështje e jetës apo vdekjes për shumë njerëz në vendet më të varfra, dhe mund të nevojiten vite të tëra për kthimin e nivelit të njëjtë të rritjes ekonomike, të regjistrimit në shkolla dhe të niveleve të vdekshmërisë.


“Derisa rimëkëmbja ekonomike mund të fillojë në vitin 2010, dëmi ndaj zhvillimit njerëzor do të jetë i madh, dhe rimëkëmbja sociale mund të zgjasë më shumë vite. Siç kemi mësuar nga krizat e kaluara, ndikimet e saj madje mund të jenë të dukshme edhe në vitin 2020.”

Në samitin e G-20-tës, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, do të flas në emër të 150 shteteve në zhvillim që nuk janë të pranishme në tavolinë, dhe do të vë theksin në krizën e zhvillimit njerëzor, duke tërhequr vëmendjen se po qe se nuk ndërmerren veprime urgjente dhe me vendosmëri për të mbrojtur më të rrezikuarit, krizës ekonomike së shpejti do të mund t’i bashkohet edhe jostabiliteti politik dhe pasiguria globale. Shumë nga të papunët do të jenë të ri që jetojnë në vende ku nuk ka rrjete të sigurisë sociale për t’i mbrojtur ata. Ky është një faktor me një potencial shumë të rrezikshëm.

Vendet në zhvillim nuk kanë burimet e njëjta financiare, siç i kanë vendet e pasura. Ato po ashtu nuk kanë sisteme të forta të sigurimit social që ekzistojnë në botën e zhvilluar. Rrjedhimisht, aftësia e tyre për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza po zvogëlohet në mënyrë drastike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori