LAJMI I FUNDIT:

Ulen tatimet për kompanitë e sigurimeve

Ulen tatimet për kompanitë e sigurimeve

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ulë normën tatimore për kompanitë e sigurimeve nga 7 në 5 përqind. Kjo u bë e ditur pas takimit të kryeministrit Hashim Thaçi me përfaqësuesit e këtyre kompanive.

Qeveria, tha Thaçi synon të ndihmojë kompanitë e sigurimeve në mënyrë që ato të ofrojnë shërbime me të mira për qytetarët e vendit.

Ky vendim, sipas kryetarit të Bordit të drejtorëve të kompanive të sigurimeve Visar Rrustemaj, lehtëson zhvillimin e biznesit të sigurimeve dhe njëherit iu mundëson kompanive të ofrojnë shërbime më cilësore për qytetarët.

Në takimin e kryeministrit me përfaqësuesit e kompanive të sigurimit u diskutua edhe për sigurimet e jetës. Kryeministri Thaçi tha se në kohë të përshtatshme Qeveria e Kosovës do të trajtojë këtë çështje.