LAJMI I FUNDIT:

Brown: 20 ekonomitë e mëdha po bëjnë hapa të mirë

Brown: 20 ekonomitë e mëdha po bëjnë hapa të mirë

Kryeministri britanik, Gordon Brown, ka pohuar se se 20 ekonomitë më të mëdha të botës po bëjnë përparim të ndjeshëm në përballimin e krizës ekonomike botërore, në prag të takimit të nivelit të lartë që mbahet këtë javë në Londër.

Sipas tij çdo ekonomi e madhe ka ndërmarrë hapa të koordinuar për të stimuluar rritjen, duke përfshirë uljen e interesave bankare, shkurtimin e taksave dhe shtimin e shpenzimeve. Ai i bëri këto komente pas bisedimeve që pati në Londër me Kryeministrin e Australisë, Kevin Rudd.

Grupi i 20-s do të mblidhet të enjten në Londër për një takim një ditor.

Në një projekt-deklaratë të grupit thuhet se këto vende do t’i japin më shumë para Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ky i fundit t’u japë hua vendeve të varfër të goditur nga kriza ekonomike.


Dokumenti thotë se ekonomitë e mëdha nuk do të ndjekin politika tregtare proteksioniste dhe zhvlerësime të monedhave të cilat mund të dëmtonin shanset e rigjallërimit ekonomik të vendeve të tjera. Aty nuk flitet për ndonjë plan që lidhet me shpenzime të tjera qeveritare për nxitjen e kërkesës botërore. /voa/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Masat e BE-së dëmtuan ekonominë, kërkohet shfuqizimi i sanksioneve

Masat e BE-së dëmtuan ekonominë, kërkohet shfuqizimi i sanksioneve

Ekonomi
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori