LAJMI I FUNDIT:

Hasanaj, depozitimi nuk është investim

Hasanaj, depozitimi nuk është investim

Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) deklarojnë që Fondi i Privatizimit rreth 400 milionë euro mbetet i depozituar dhe ende i sigurt në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Kryetari i Bordit të AKP-së, Dino Hasanaj ka mohuar që ndërkombëtarët nuk po lejojnë kthimin e fondit të privatizimit, prej 400 milione eurove.

“Nuk është vërtet që ndërkombëtarët nuk po lejojnë kthimin e parave. Në tetor të vitit të kaluar Bordi i AKP-së nga aprovuar me procedurat bankare që të gjitha mjetet e privatizimit të investohen në Kosovë. Ligji mbi agjencinë thotë qartë që Bordi i agjencisë është ai i cili vendos për investime. Ne iu kemi drejtuar dhe është marrë vendimi për kthimin e të gjitha mjeteve që janë të investuara jashtë Kosovës. Ne gjithnjë i kemi depozituar pranë Bankës Qendrore. Ka opinion ekonomik që depozitimi është investim, por unë nuk e kam atë opinion. Deri më tani nuk kemi marr qëndrim zyrtar të Bankës, përveç asaj që thonë se mjetet e privatizimit deri tani janë të paefektuara dhe nuk janë të humbura”, ka theksuar Hasanaj.

Ai ka thënë se ato janë të depozituara në BQK dhe i mbetet BQK-së të përgjigjet se ku janë mjetet.


Sipas tij Bordi ka marrë vetëm vendim për kthimin e mjeteve, por nuk ka diskutuar se ku duhet të investohen mjetet.

Edhe anëtari i Bordit të AKP Andrea Capussela nga Zyra Civile Ndërkombëtare ICO ka thënë se ka siguri të këtij Fondi, i cili është i depozituar në BQK.

“Vetëm dëshiroj të them se fondet janë të depozituara në Bankën Qendrore të Kosovës. Unë personalisht jam i kënaqur me këtë situatë dhe në takimet e mëparshme, Bordi e ka diskutuar këtë çështje. Dhe mendoj se Bordi mendon që situata për momentin është e kënaqshme. Ne kemi siguri të plotë në BQK fondet janë atje derisa të merret ndonjë vendim nga bordi paratë do të mbesin atje”, ka thënë Capussela.

Në mbledhjen e fundit të Bordit është bërë aprovimi i valës së 34 privatizimit në të cilën valë do të sillen 11 ndërmarrje të reja. Është diskutuar për ndërmarrjet e shitura përmes spin off-special dhe agjencia për momentin është në fazën e auditimit të përmbushjes së këtyre obligimeve na këto ndërmarrje.