LAJMI I FUNDIT:

FMN: Kriza kërcënon miliona njerëz me varfëri

FMN: Kriza kërcënon miliona njerëz me varfëri

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se bota është në një krizë ekonomike të vështirë që kërcënon të zhysë miliona njerëz përsëri në varfëri.

Drejtori Menaxhues i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn paralajmëroi se vendet në zhvillim përballen me një rritje dramatike të papunësisë e cila mund të çojë në trazira sociale dhe madje luftë.

Ai i bëri komentet në Gjenevë gjatë takimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, një agjenci e OKB-së që përfaqëson sindikatat, punonjësit dhe qeveritë.

Zoti Strauss-Kahn tha se industria financiare globale duhet të riparohet si pjesë e përpjekjeve për daljen nga kriza.


Shefi i FMN-së tha gjithashtu se disa qeveri kanë mundësi për të miratuar masa të mëtejshme stimulimi financiar si shpenzime apo shkurtime taksash për të nxitur ekonominë.

FMN-ja u ka bërë thirrje qeverive të miratojnë buxhete stimulimi të barabarta në përmasa me 2 përqind të GDP-së botërore.

Zoti Strauss-Kahn tha se deri tani këto buxhete stimuluese kapin vetëm 1.6 deri në 1.7 përqind të GDP-së globale. /voa/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori