LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore amerikane diskuton krizën ekonomike

Banka Qendrore amerikane diskuton krizën ekonomike

Një raport mbi ekonominë në Shtetet e Bashkuara tregon një rritje të ndjeshme të numrit të shtëpive të reja. Raporti del ndërkohë që zyrtarët e lartë të Bankës Qendrore amerikane janë mbledhur për të diskutuar forma të reja për të nxitur ekonominë, ndërsa Presidenti Obama po zhvillon bisedime me anëtarë kryesorë të Kongresit.

Në muajin shkurt ndërtimet e reja të shtëpive shënuan një rritje prej 22 përqind, që do të thotë se 583 mijë shtëpi të reja do të hidhen në treg gjithë vitin në qoftë se ndërtimi vazhdon me këtë ritëm.

Kriza ekonomike, më e rënda që ka goditur vendin që nga vitit 30-të, u shkaktua nga problemet në tregun e banesave. Shpresohet që raporti i ri t’i inkurajojë investitorët që prisnin rënie të mëtejshme të tregut të banesave.

Rezervat Federale, Banka Qendrore amerikane, e ka ulur interesin bankar në nivelin më të ulët në historinë e saj, por pritet të vazhdojë të përdorë metoda të tjera për ta bërë më të lehtë për biznesin dhe konsumatorët për të marrë hua dhe për të nxitur ekonominë. Zyrtarët do t’i njoftojnë planet e tyre nesër.


Presidenti Obama takohet sot me kryetarët e komisioneve të buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit dhe më pas do të informojë vendin. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori