LAJMI I FUNDIT:

Obama ‘i skandalizuar’ me shpërblimet

Obama ‘i skandalizuar’ me shpërblimet

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka përshkruar si skandaloze pagesën e shumave të mëdha të parave si shpërblim të disa prej punonjësve të firmës amerikane të sigurimeve AIG. Kompania ka marrë rreth 180 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria për t'i shpëtuar falimentimit.

Obama i ka kërkuar sekretarit të tij të Thesarit, Timothy Geithner, të marrë të gjitha masat ligjore për ta bllokuar pagimin e shpërblimeve. "Kjo është një korporatë që e gjen veten në vështirësi financiare për shkak të pakujdesisë dhe lakmisë," tha ai dhe shtoi se në rrethana të tilla, ishte e vështirë të kuptohej premtimi i shpërblimeve.

Drejtori i kompanisë, i emëruar nga qeveria, Edward Liddy, ka thënë se AIG nuk ka patur zgjidhje tjetër, por t’i paguante shpërblimet sepse pagesa e tyre ishte e detyrueshme me ligj.

Humbjet që regjistroi kompania në tremujorin e katërt të vitit të shkuar ishin më të mëdhatë në historinë e korporatave. Një falimentimi i mundshëm i AIG-së, do të prekte tregjet në mbarë botën. Qeveria amerikane ndërhyri për ta shpëtuar kompaninë dhe procesi i shpëtimit nuk ka përfunduar ende. /bbc/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori