LAJMI I FUNDIT:

Turizmi, Shqipëria në fund të Ballkanit

Turizmi, Shqipëria në fund të Ballkanit

Forumi Ekonomik Botëror e rendit Shqipërinë në vendin e parafundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën dhe të 90-ën nga 133 vende të botës për nga avantazhet që ofron në industrinë e turizmit.

Raporti bën një analizë të detajuar të sektorit të turizmit në Shqipëri, duke nxjerrë dhe pikat me problematike ose dizavantazhët që ka Shqipëria në tregun botëror të turizmit.

Forumi Ekonomik arrin në përfundimin se sektori i turizmit në Shqipëri nuk rezulton të jetë një prioritet. Në këtë tregues, i cili llogarit pjesën e fondeve që vendet akordojnë për turizmin, por edhe përpjekjet që ato bëjnë për promovimin e tij Shqipëria renditet e 89-a në botë.

Sipas të dhënave të raportit, qeveria jep për turizmin rreth 3.8 për qind të fondeve të buxhetit, duke u renditur në vendin e 54-t për këtë tregues.


Por dizavantazhet me të mëdha turistike sipas raportit, Shqipëria i ka në infrastrukturën e dobët dhe kostot e larta të transportit. Raporti vë në dukje se Shqipëria ka aktualisht vetëm një aeroport ndërkombëtar, duke u renditur në vendin e 103-të në botë për nga numri i aeroporteve për milionë banorë dhe ka një infrastrukturë rrugore të dobët.

Por kësaj i shtohet dhe një dizavantazh në kosto, pasi sipas Forumit Ekonomik, Shqipëria është vendi i 116 në botë për nga cmimet e larta të biletave dhe tarifave aeroportuale, që paguajnë turistët.

Edhe tarifat e transportit brenda vendit rezultojnë të larta, ku shkaku kryesor janë cmimet e larta të karburanteve, për të cilat Shqipëria renditet e 111-a në botë.

I vetmi avatnazh në kosto janë tarifat e hoteleve, për të cilat Shqipëria renditet i 48-i në botë. Sektori i turizmit mbetet një nga siguruesit me të mëdhenj të valutes në vend, me mbi 1 miliard euro të ardhura në vit, edhe pse vitet e fundit është vënë re një rritje e fortë e shpenzimeve që shqiptarët bëjnë për udhetime jashtë shtetit, cka bën që rezultati neto i përfitimeve të jetë rreth 10 herë më i vogël. /tch/ Foto:www.flickr.com/photos/bashkim/2827023007/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori