LAJMI I FUNDIT:

Qëndrueshmëria ekonomike e Ballkanit arrihet vetëm përmes integrimit rajonal

Qëndrueshmëria ekonomike e Ballkanit arrihet vetëm përmes integrimit rajonal

Vetëm përmes integrimit rajonal, shtetet e Ballkanit mund të arrijnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve të tyre, u tha në takimin e katërt të dialogut rajonal me temë “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik rajonal”, organizuar nga Këshillit Kombëtar shqiptaro-amerikan në Prishtinë, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Shtetet e Ballkanit duhet bashkërisht të angazhohen për integrimin rajonal, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e një tregu të përbashkët.
Përfaqësuesi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Piter Dafi, tha se integrimi i vendeve të Ballkanit mund të ndikojë si në tërheqjen e investitorëve të huaj, po ashtu edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kur investitorët duan të investojnë në një vend në rajon, ata shohin tërë tregun dhe jo vetëm një vend të izoluar. Në Kosovë dhe në vendet e rajonit ka pasur përparime në integrim dhe bashkëpunim dhe kjo është një hap pozitiv si për fqinjët tuaj, po ashtu edhe për ju”, ka thënë Dafi.

Drejtori i Institutit për studime të Avancuara, Shpend Ahmeti, tha se rajoni i Ballkanit do të vazhdojë të përballet me shumë sfida.


Si pasojë e krizës ekonomike globale, Ahmeti theksoi se sivjet pritet të ulet interesimi i investitorëve për investime në rajon, të zvogëlohen dërgesat nga mërgimtarët, pasi shumë sish kanë humbur vendet e punës, si dhe të zvogëlohen donacionet.

Pjesëmarrësit e takimit thanë se hapja e tregjeve dhe heqja e barrierave do t’i ndihmonte sidomos prodhuesit. Ata u pajtuan se krijimi i një zone “mini-shengen” do të ndihmonte shumë zhvillimin ekonomik dhe kërkuan që të mbahen samite ekonomike për krijimin e politikave të përbashkëta. /rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori