LAJMI I FUNDIT:

Reagon JTI, Winston-i importohet në Kosovë drejtpërdrejt nga Gjermania

Reagon JTI, Winston-i importohet në Kosovë drejtpërdrejt nga Gjermania

Japan Tobacco International (JTI) ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e paraqitura kohëve të fundit lidhur me vendin e prodhimit dhe distribuimit të prodhimeve të saj, kinse ato vijnë nga Serbia.

Kent Brown, Zëvendës Presidentit për Çështjet e Korporatës për JTI me qendër në Gjenevë, Zvicër, ka deklaruar se në ditët e fundit në Kosovë ka pasur një fushatë që synonte të përfitonte nga sulmet dhe duke thëne dhe gënjeshtra rreth Winston, markës së cigareve me rritjen më të shpejtë në Kosovë dhe në botë.

“JTI dënon rreptësishtë përpjekjet për goditjen e Winston dhe ju bën thirrje zyrtarëve të Kosovës të ndalojnë dhe shmangin veprime të tilla, duke bërë më të mirën e mundshme për të ruajtur një mjedis të ndershëm dhe konkurrues tregu për të gjithë lojtarët vendas dhe të huaj”.

Sipas tij, JTI po përmbush të gjitha hapat ligjor për t’i dhënë fund fushatës së padrejtë kundër markës më mirë të cigareve në Kosovë.


“Ne kemi besim se autoritetet e Kosovës do t’i japin fund kësaj fushate dhe do ta gjejnë kush qëndron pas saj”.

Ai po ashtu ka deklaruar se qendra e JTI-së është në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa kompania operon në 120 vende dhe ka zyrat e saj në 40 qendra të ndryshme.

“Zyra jonë në Tiranë, e mbështetur nga distributori lokal, drejton biznesin tonë në Kosovë. Ne sjellim produktet tona në Kosovë kryesisht nga Gjermania dhe Austria. Prandaj ne jemi një urë që ndërlidhim këtë treg me atë të Bashkimit Evropian”, tha ai duke shtuar se, Winston-i importohet në Kosovë drejtpërdrejt nga fabrika në Trier, në Gjermani dhe kjo është e deklaruar qartë në paketimin e produktit, në pjesën e sipërme djathtas.

“Ndryshe nga disa konkurrentë, JTI nuk ka fabrikë në Maqedoni dhe asnjë nga produktet tona nuk prodhohet atje”.

Brown, një ish-ambasador i SHBA për mbi 29 vite, vuri në pah se autoritetet doganore dhe fiskale kanë të gjitha dëshmitë për origjinën Evropiane të cigareve të JTI, përfshi Winston.

Ai potencon se JTI ka nënshkruar një kontratë 15 vjeçare me Komisionin Evropian duke përkufizuar bashkëpunimin për të luftuar tregtinë e paligjshme të cigareve në territorin evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori