LAJMI I FUNDIT:

BERZH dhe Holanda në mbështetje të biznesit

BERZH dhe Holanda në mbështetje të biznesit

Kompanitë që kanë nga 10 deri 500 punëtorë dhe të hyra vjetore më shumë se 250 mijë euro, mund të përfitojnë mbështetje teknike dhe financiare në lartësi deri 10 mijë për angazhimin e shërbimeve këshilluese.

Fushat në të cilën është i destinuar ky program ka të bëjë me ristrukturimin, riorganizimin, përgatitjen e studimeve të fizibilitetit, planeve të biznesit, hulumtimin dhe gjetjen e partnerëve të biznesit dhe investitorëve, studimit të marketingut apo zbatimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë.

“BAS Kosova ofron financim fleksibil, mesatarisht deri 50%, por jo më shumë se 10 mijë euro për projekte individuale. Buxheti total i programit është i mjaftueshëm për të përkrahur edhe 150 deri 200 ndërmarrje kosovare me projekte individuale. Deri më tani, nga marsi 2005, Programi ka mbështetur 160 projekte me 155 kompani kosovare, të cilat kanë pranuar financim total nga një shumë prej më tepër se 630 mijë euro”, tha Ekrem Hoxha, drejtor nacional i BAS Programit për Kosovë.

Në komunikatë njoftohet se përderisa kompanitë përmbushin kriteret dhe dëshmojnë qëndrueshmërinë e projektit, BAS procedon me aprovimin e projektit pasi që Qeveria e Holandës ka vendosur në dispozicion fonde të mjaftueshme për mbështetje edhe për më shumë se 150 projekte tjera.


Për t’u kualifikuar për projekt, thuhet se kompania duhet të jetë private dhe me pronësi të qytetarëve kosovarë, duhet të këtë të paktën dy vjet që nga koha e themelimit, të këtë pak ose aspak eksperience të mëparshme në angazhimin e ekspertëve të jashtëm, etj.

Gjithashtu ndërmarrja duhet të demonstrojnë potencial rritjeje,Duhet të jetë e hapur për të bashkëpunuar me konsulentin, të jetë e gatshme për të paguar të paktën 50% të kostove totale të projektit, duhet të operojnë në çfarëdo sektori, përveç se në shërbimet bankare dhe financiare, prodhimit ose të shërbimit në sektorin ushtarak, të lojërave të fatit, prodhimit të duhanit/telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori