LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon shkelja e Marrëveshjes së CEFTA-së

Vazhdon shkelja e Marrëveshjes së CEFTA-së

Shkelja e Marrëveshjes së vetme për Tregtinë e Lirë CEFTA-së është duke vazhduar. Shteti ynë fqinjë Maqedonia sërish po i vë barriera produkteve kosovare duke pamundësuar eksportimin tyre në shtetin maqedonas.

Është kompania prodhuese e pijeve “Bibita”, ajo e cila ka ngritë sërish këtë çështje nëpërmjet një njoftimi zyrtar ndaj diskriminimit që po i bëhet palës kosovare dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të respektohet Marrëveshja e CEFTA-së.

“Ngarkesa e cila i bëhet produkteve të tyre është taksa prej 10% gjë e cila konsiston me përmbajtjen e detyrimin që parasheh CEFTA. Ndërkohë një fenomen i cili është paraqitur me rastin e hyrjes së produkteve me origjinë nga Kosova ju është shtuar edhe një obligim (takse) shtese për pagese te detyrimeve me një tarife enorme qe është 50%-shi i vlerës se mallrave, çfarë nënkupton 40% më tepër se sa që paguan shteti maqedonas për hyrje në Kosovës”, thuhet në një njoftim zyrtar të kësaj kompanie .

Tutje në njoftim thuhet se, një gjë e tillë dëmton shumë prodhuesit kosovar dhe se si e tillë bëhet pengesë për te qenë konkurrent ne tregun e rajonit.


“Sipas hulumtimeve të bëra nga ana e kompanisë sonë, në tërë dokumentin mbi marrëveshjen CEFTA nuk mund të hasim në ndonjë specifikacion i cili vërteton pagesë në shkallë prej 50% të vlerës së detyrimeve “ex Works” të mallrave në eksport”.

Në njoftimin zyrtar të Kompanisë “Bibita” po ashtu thuhet se në vetë Marrëveshjen CEFTA thuhet se mallrat të cilat si lëndë të parë kanë produktet jugore të cilat nuk rriten në Kosovë nuk mund të jenë origjinuese.

“Kjo nënkupton se jemi të obliguar të paguajmë detyrimet doganore vetëm në Doganë, TVSH dhe akcizë nëse aplikohet mirëpo, jo në një shkallë enorme prej 50% prej nga edhe nuk specifikohet askund ne marrëveshje.

Në po të nijetin njoftim thuhet se dokumenti i CEFTA-së po ashtu është e cekur që për kreun tarifor 2202 për mallrat nga Kosova taksa është zero dhe se nuk ka ndonjë informatë shtese se duhet të aplikohet ndonjë detyrim tjetër. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori