LAJMI I FUNDIT:

BSPK: Qeveria ti realizoj kërkesat sindikale

BSPK: Qeveria ti realizoj kërkesat sindikale

Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (KE e BSPK-së) në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme, të mbajtur sot, ka shqyrtuar situatën lidhur me kërkesat e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK-së) dhe vendimin e Këshillit Drejtues të kësaj Federata për hyrje në grevë.

Duke pasë parasysh kontekstin e Marrëveshjes së Udhëheqjes së BSPK-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës që përmes dialogut të zgjidhen kërkesat dhe shqetësimet sindikale, KE e BSPK-së gjatë këtij takimi mori disa vendime.

“KE e BSPK-së konsideron se veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në këtë periudhë, nuk kanë qenë në përputhje me zotimet e saj të dhëna e të deklaruara publikisht në takimin që kishte me Udhëheqjen e BSPK-së”.

Sindikalistët kanë kërkuar nga Qeveria që me urgjencë dhe në kohë të duhur të ndërmarrin hapa lidhur me realizimin e kërkesave sindikale, këtë rast të FSSHK-së.


“KE e BSPK-së ka shprehur, edhe një herë, gatishmërinë për t’i dhënë përparësi dialogut midis partnerëve socialë, duke e konsideruar atë si një nga mjetet më të përshtatshme dhe të pazëvendësueshme për zgjidhjen e kontesteve të ndryshme, prandaj edhe të kërkesave sindikale. Mirëpo, BSPK-ja nuk heq dorë as nga mjetet e trysnisë sindikale”.

Edhe gjatë këtij takimi KE e BSPK-së ka mbështetur kërkesat e FSSHK-së dhe veprimet sindikale që ndërmarr kjo Federatë konform statutit dhe akteve të tjera sindikale, dhe i fton degët tjera sindikale që të gjejnë mundësinë për t’u solidarizuar me ta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori