LAJMI I FUNDIT:

KSLK: Jo ngritje së çmimit të energjisë elektrike

KSLK: Jo ngritje së çmimit të energjisë elektrike

Pas njoftimit zyrtar ndaj paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike, ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës KSLK –ja e cila për objektiv të vetën ka çështjen e mbrojtjes së interesave punëtorëve.

KSLK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndikoj tek organet gjegjëse për ta rishikuar këtë vendim dhe me këtë ta mbroj interesin e përgjithshëm të popullatës.

“Konsiderojmë se me ngritjen eventuale të çmimit të energjisë do të provokojë një zinxhir të shtrenjtimeve edhe në sektorë të tjerë të ndjeshëm për standardin jetësor, pasi që produktet që prodhohen në Kosovë do të pësojnë ngritje, për shkak se energjia është element shumë i rëndësishëm në prodhim, ajo mund te ketë ndikim edhe në rritjen e kostos së prodhimit të artikujve, gjë që do të kontribuojë në ashpërsimin dhe përkeqësimin e standardit për kategoritë e rrezikuara”.

Në reagimin e KSLK-së thuhet se, një vendim i tillë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe të punëtorëve të Kosovës, ku edhe ashtu po ballafaqohen me një gjendje të rëndë sociale.


“Kjo për shkak të krizës globale financiare, por edhe për shkak se nuk ka ngritje të pagave. Kosova ka një pjesë të madhe të popullatës në varfëri, të cilët edhe sot me këtë çmim,nuk janë në gjendje ta paguajnë rrymën elektrike. Ata më nuk do të jenë në gjendje të paguajnë energjinë me çmim të rritur”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori