LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mbështet investimet e PTK-së në Shqipëri

Qeveria mbështet investimet e PTK-së në Shqipëri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF), Ahmet Shala i kanë dhënë përkrahje Postë Telekomit të Kosovës për të hyrë në bashkëinvestim në ngritjen e operatorit të katërt të telefonisë mobile në Shqipëri.

Përkrahja nga ana e ekzekutivit të vendit është bërë e ditur të mërkurën gjatë takimit të rregullt të qeverisë së Kosovës.

Ndryshe Bordi i PTK-së të hënën ka miratuar në parim projektin për të bashkëinvestuar në ngritjen e operatorit të katërt në Shqipëri të telefonisë mobile.
Nëse realizohet plani, PTK, është kompania e parë kosovare e cila do të investojë dhjetëra miliona euro jashtë kufijve të Kosovës.

PTK është kompani lider në shërbimin e ofrimit të telefonisë mobile dhe fikse në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar kjo kompani ka pasur më shumë se 170 milion euro qarkullim.


PTK gjithashtu ka më shumë se 300 milion euro para kesh, të cilat prej vitesh qëndrojnë në trezorët e bankave komerciale në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori